Telegrafi

Vitin e ardhshëm, Aston Martin sjell modelin Rapide S (Video)

Rapide S është sedani i mahnitshëm, të cilin e sjell kompania Aston Martin gjatë vitit 2017.

Kjo makinë me dy dyer ka prerje dhe linja të veçanta të cilat i japin aerodinamikë dhe pamje që e dallon nga modelet tjera, transmeton Telegrafi.

Nën kapakun e gjatë është motori 6.0-litra V12 me një fuqi që arrin deri 552 kuajfuqi.

Automobili i punuar në të njëjtën platformë si DB9 dhe Vanquish, mund të lëviz me shpejtësi deri në 305 kilometra në orë. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4.7 sekonda.

Në videon e postuar më poshtë, mund ta shihni nga afër si duket kjo veturë luksoze. /Telegrafi/