Site icon Telegrafi

Vitia: Do të fillojmë me dozat e para në Klinikën Infektive në Prishtinë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencë për media e ka vlerësuar ardhjen e 24 mijë dozave të vaksines AstraZeneca.

Ai ka thënë personeli shëndetësorë do të vaksinohet së pari.

“Vend për çlirim dhe relaksim nuk kemi, edhe pse vaksinimi po fillon, s’do të thotë që kësaj pandemie po i vjen fundit. Duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat. Ne po vlerësojmë në vazhdimësi gjendjen dhe bashkë do ulim numrin e të infektuarve, vetëm bashkë ia dalim”, ka deklaruar Vitia.

Lexo po ashtu Arrin në Kosovë kontingjenti i parë i vaksinave kundër coronavirusit

Vitia ju ka bërë thirrje qytetarëve ti respektojnë masat.

“Qytetarë të dashur me duhet te theksoj se në ditët javët në muajt në vazhdim duhet të bëjmë respektimin rigoroz të masave. Për veten dhe për të tjerët, për të gjitha kategoritë e tjera, të cilët mund ti humbasin në çdo moment nëse nuk jemi të kujdesshëm”, tha Vitia.

Tutje theksoi ka biseduar me shtetet mike për t’i siguruar edhe dozat e tjera të vaksinës, duke shprehur falënderim ndaj tyre për përkrahje në këtë luftë.

Lexo po ashtu Kurti për vaksinat AstraZeneca: Është një kontigjent i vogël, por që ngjall shpresë të madhe - vaksinimi të fillojë menjëherë

Ndërsa ushtruesi i detyrës së shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Riccardo Serri tha se që nga paraqitja e rasteve të para me coronavirus në Kosovë, ka qenë një periudhë e vështirë për të gjithë.

“Kjo ditë shënon fillimin e fundit të COVID-19 në Kosovë”, tha Serri.

Ndërkaq, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicolas Abbot tha se është i lumtur që Kosova pranoi vaksinat e para.

“Shpresoj që të shoh së shpejti zbatimin e mëtejmë të fushatës së vaksinimit”, theksoi Abbott. /Telegrafi/

Exit mobile version