Site icon Telegrafi

Vitia: Ekipet mjekësore nga Kosova kanë arritur në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi

Foto: Arkiv

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftuar se ekipet e para mjekësore nga Kosova kanë arritur në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.

Përmes një njoftimi në Facebook, ai ka thënë se Kosova do të ofrojë ndihmën për Turqinë.

“Dhembje dhe trishtim nga tragjedia që ka goditur Turqinë dhe Sirinë duke shkaktuar mijëra jetë të humbura”.

“Tashmë ekipet e para mjekësore nga Kosova kanë arritur në zonat e prekura nga tërmeti për të ofruar ndihmën tonë, paralelisht siç e ndajmë edhe dhembjen për popullin mik të Turqisë”.

“Bashkëndjejmë me të gjithë familjarët e prekur nga kjo tragjedi”, ka shkruar tutje Vitia./Telegrafi/

Exit mobile version