Telegrafi

Vitia takim virtual me homologun norvegjez, u dakorduan të ngrisin nivelin e bashkëpunimit ndërshtetëror

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitian sot ka zhvilluar një takim virtual me homologun e tij të Norvegjisë, Bent Høie me të cilin u dakorduan që të ngrisin nivelin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

Kështu u bë e ditur përmes një statusi në rrjetin social në Facebook të Ministrisë së Shëndetësisë, ku po ashtu është shkruar se Vitia e ka falënderuar homologun e tij norvegjez për përkrahjen e  vazhdueshme dhe ndihmën e çmuar për sektorin e Shëndetësisë me theks të veçantë në përballjen me COVID-19.

“Sot, Ministri Vitia realizoi një takim virtual me ministrin e Shëndetësisë së Norvegjisë,  Bent Høie. Høie fillimisht e uroj ministrin Vitia për marrjen e detyrës dhe e uroj për punë të mbarë në menaxhimin e pandemisë. Ministri Vita e falënderoj Høie për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndihmën e çmuar të Norvegjisë për sektorin e Shëndetësisë me theks të veçantë në përballjen me COVID-19. Për fund, ministri Vitia shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e saj janë të përkushtuar ndaj vlerave dhe normave evropiane dhe u dakorduan të ngrisin nivelin e bashkëpunimit ndërshtetëror”, është shkruar në Facebook. /Telegrafi/