Site icon Telegrafi

Vitia ngushëllon familjarët e viktimave të coronavirusit

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shprehur ngushëllime për familjarët e dy viktimave që humbën jetën si pasojë e coronavirusit.

Vitia këtë e bëri përmes një postimi në Facebook, ku ka ftuar qytetarët për kujdes në këto kohë.

“Ngushëllimet për familjet dhe për miqtë e të ndjerëve, i bëjmë bashkë me porositë për të bërë shumë, gjithnjë e më shumë kujdes. Për veten, për familjarët, për të afërmit tuaj”, ka shkruar ndër të tjera Vitia.

Sot në mëngjes është raportuar edhe për dy pacientë të tjerë të vdekur nga Covid-19, duke çuar në gjithsej tre numrin e të vdekurve në Kosovë.

Postimi i plotë:

Të dashura qytetare dhe qytetarë,

Siç jeni të njoftuar sot në betejën kundër COVID – 19, humbën jetën dy bashkëqytetarë tanë.

Ngushëllimet për familjet dhe për miqtë e të ndjerëve, i bëjmë bashkë me porositë për të bërë shumë, gjithnjë e më shumë kujdes.

Për veten, për familjarët, për të afërmit tuaj.

Ju lutemi që të ndihmoni si asnjëherë tjetër me solidaritet të lartë dhe me vetë- disiplinë të pashembullt.

Ju e dini qà « nuk duhet të dilni vetëm nëse e keni të domosdoshme. Kur dilni të mbani distancën dhe t’i keni mjetet mbrojtëse dhe të zbatoni rregullat e higjienës.

Rregullat e zbatuara shpëtojnë jetë. Mbajeni në mend që secila e secili ka mision të mbrojë jetën dhe shëndetin publik.

Jemi bashkë në vështirësi dhe hidhërime!

Exit mobile version