Site icon Telegrafi

Vitia: Nëse vazhdon trendi i rënies së infektimeve, ahengjet lejohen nga 15 qershori

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur për lehtësimin e masave pas mbledhjes së Qeverisë.

Sipas Vitisë, lajmet e mira vijnë për shkak të rënies së numrit të infektimeve dhe përmirësimit të situatës në spitale.

Sipas Vitisë, nëse vazhdon të bie numri i të infektuarve, nga 15 qershori do të lejohen edhe mbajtja e ahengjeve.

“Nga 15 qershori nëse vazhdon ky trend i situatës epidemiologjike do të lejohet edhe mbajtja e ahengjeve”.

Sipas vendimit të sotëm të Qeverisë organizimi i ahengjeve ndalohet deri me datë 15 qershor 2021, pas së cilës datë sipas situatës epidemiologjike do të ketë rivlerësim të kësaj pike.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë po ashtu se deri në fund të vitit pritet që në Kosovë të arrijnë mbi 1 milionë vaksina Pfizer./Telegrafi/

Exit mobile version