Telegrafi

Vitia i gatshëm të jap dorëheqje nëse ka rrezikuar procesin e vaksinimit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se do të mbajë përgjegjësi morale dhe ligjore nëse del e vërtetë se ka rrezikuar procesin e furnizimit me vaksina, ndëkaq u shpreh i gatshëm të jap edhe dorëheqje nëse ka ndodhur diçka e tillë.

“Jam i gatshëm, që nëse ka ndodhur diçka e tillë, unë jap dorëheqje nga ministri”, theksoi Vitia.

Vitia gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, u shpreh se premton publikisht se do të mbajë përgjegjësi, nëse vërtetohet se nuk ka nënshkruar ndonjë dokument që rrezikon procesin e vaksinimit.

“Në aspektin e mosnënshtrimit, ju lutem të keni edhe pak durim derisa të mbarojnë disa procese. E dhashë një premtim publik, në momentin del që unë nuk kam nënshkruar diçka që e dëmton këtë proces, unë mbajë përgjegjësi morale, madje edhe penale e ligjore për rrezikimin e procesit të vaksinimit, nëse del diçka e tillë si e vërtetë para jush, para qytetarëve po e jap një premtim të tillë”, u shpreh Vitia. /Telegrafi/