Telegrafi

Vitia thotë se është fakt shqetësues mbipesha e nxënësve të Prishtinës

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Arben Vitia, në Ora e Fundit të Klan Kosovës, ka thënë se janë shqetësuese rezultatet e testeve mjekësore të nxënësve.

“Vizitat sistematike kanë përfunduar në fund të vitit shkollor të shkuar. Pas analizës së rezultateve kemi të gjetura të cilat me raste janë të mira, por na ka shqetësuar fakti se obeziteti vazhdon të ketë kurbë ngritje dhe rezultatet janë më keq se vitin e shkuar”, ka thënë ai.

Sipas tij, ka dallim esencial mes zonës urbane të qytetit dhe zonave rurale, pasi në zonën urbane ky problem është dukshëm më i theksuar, që duket se ka të bëjë me jetë joaktive, me mënyrën e ushqimit dhe të tjera.