Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se buxheti për vitin 2024 për shëndetësinë është mbi 345 milionë euro.
Ai ka thënë se ky është buxheti më i lartë që i dedikohet shëndetësisë, që nga paslufta.
“Në vitin 2019 buxheti për shëndetësi ishte 233 milionë, buxheti i 2024 do të jetë mbi 345 milionë euro”, ka shkruar Vitia në Facebook.
Vitia tutje ka deklaruar se për vitin e ardhshëm kanë buxhetuar rritje të buxhetit për listën e barnat esenciale, rritje e buxhetit për investime kapitale në klinika e spitale, buxhet për specializime të reja si dhe buxhet për nisjen e sistemit informativ shëndetësor.
“Transformimi i shëndetësisë publike – Rrugë e gjatë por e pakthyeshme”, ka përfunduar ministri. /Telegrafi/