Site icon Telegrafi

​Viti i ri shkollor do të fillojë më 14 shtator

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka zhvilluar takim me drejtorët komunalë të arsimit rreth fillimit të vitit të ri shkollor.

Me këtë rast u bë e ditur se viti i ri shkollor do të fillojë më 14 shtator, ndërsa Ministria e Arsimit ka ndarë buxhet shtesë për fillimin e mësimit prej 12.4 milionë euro.

Ministri i Arsimit Ramë Likaj, tha se janë duke u bërë përgatitjet intensive që të organizohet mësimi në bazë të udhëzuesit që e kanë përpiluar.

“Tekstet mësimore jeni duke i pranuar dhe janë duke u bërë përgatitje intensive që ta organizojmë mësimin në bazë të udhëzuesit që e kemi përpiluar”, tha ai, raporton KP.

Në këtë takim është prezantuar edhe protokolli i reagimit ndaj pandemisë COVID-19 në shkolla, që do të përcaktojë mënyrën e reagimit të menaxhmentit të personelit të shkollave dhe drejtorive komunale të arsimit në rast të paraqitjes së rasteve të infektimit individual ose grupor të nxënësve ose personelit të shkollave.

Exit mobile version