Afati i regjistrimit për vitin shkollor 2023-2024, është shtyrë.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se procesi i regjistrimit të nxënësve do të bëhet më datën 4 shtator.
“Procesi i regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2023-2024 për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar do të shtyhet deri më datë 04.09.2023 ora 23:59.
Regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2023-2024, për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojnë të mbeten të hapura deri më datë 30.09.2023 ora 23:59”./tch/