Telegrafi

Viti i ri shkollor në RMV fillon për 245 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, numër dukshëm më i vogël krahasuar me vitet e kaluara

Nësër fillon vitit i ri shkollor 2024/25 për të gjithë nxënësit në arsimin fillor dhe të mesëm. Sipas të dhënave të MASH-it, viti i ri shkollor do të nisë për 245 mijë nxënës në shkollat ​​fillore dhe të mesme, një numër ky që është ulur për 17 mijë në shtatë vitet e fundit.

“Në të njëjtën periudhë numri i nxënësve të klasës së parë është ulur për rreth 3500. Kjo është shkatërruese dhe zhgënjyese dhe është rezultat i politikave të këqija, jo vetëm në arsim, por në të gjitha segmentet shoqërore”, tha në konferensën e sotme për shtyp ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Ajo paralajmëroi se politikat ekzistuese do t’i zëvendësojnë me të reja dhe progresive, në krijimin e të cilave, siç tha,  do të marrin pjesë të gjithë të prekurit. Që ato politika të zbatohen, shtoi, do të sigurohet një konsensus më i gjerë.