Duhet të vendoset me kujdes se cili model mësimor do të zgjidhet në Tetovë në vitin e ri shkollor, sepse kjo komunë është një nga pikat e nxehta me coronavirusin. Duhet të kihet parasysh se në klasa ka një numër më të madh të nxënësve dhe se disa nga gjimnazistët udhëtojnë. “Shëndeti i të gjithëve duhet të jetë si prioritet”, tha Ahmed Qazimi, kreu i Sektorit për marrëdhënie me publikun, informon “Telma”.
Mësuesja e klasës Sonja Trifunovska, e udhëhequr nga përvoja shumë vjeçare në punë, beson se fëmijët nga klasat fillore duhet të jenë fizikisht të pranishëm në tavolinat e shkollës, ndërsa për nxënësit më të rritur, mësimi duhet të zhvillohet online.
Trifunovska, puna e së cilës në procesin arsimor është pranuar nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, si një nga 100 punëtorët më të dalluar në arsim në vend për cilësinë e lartë në ligjërata online, thotë se tani mësuesit janë më të përgatitur për mësimdhënie online, sepse një pjesë e tyre u pasuan nga trajnime dhe vebinare mbi aplikimin e mjeteve dixhitale./Telegrafi/