Telegrafi

Viti i pestë me radhë, që ‘123456’ dhe ‘password’ janë në mesin e 25 fjalëkalimeve më të dobëta (Foto)

Kompania që merret me sigurinë në internet, SplashData ka përmbledhur 25 fjalëkalimet më të dobëta të 2018-ës, me ‘123456’ dhe ‘password’ që janë më të përdorurat për pesë vjet me radhë.

Me gjithë kërkesën e madhe dhe përpjekjet për ngritjen e vetëdijes, shumë përdorues po dështojnë të krijojnë fjalëkalime të sigurta për pajisjet dhe llogaritë e tyre, transmeton Telegrafi.

Hulumtimet e bëra këtë vit, në pesë milionë llogari të hakuara, del se dhjetë për qind e këtyre fjalëkalimeve, gjenden në mesin e 25 formave më të këqija.

‘Qwerty’ që janë shkronjat e para në tastierë, nga lartë majtas, ‘admin’ dhe ‘futboll’ janë në mesin e këtyre fjalëkalimeve, që iu kërkohet t’i shmangni, bashkë me ato si ‘111111’ apo ‘123123’.

Njohësit e sigurisë, kërkojnë që në fjalëkalime të mos përfshihen numrat e zakonshëm, emrat e të famshmëve apo hobitë e ndryshëm. Për një llogari të siguritë, rekomandohet fjalëkalime që kanë fjalë dhe numra të kombinuara. /Telegrafi/

Linsta me 25 fjalëkalimet më të dobëta:

1  123456

2 password

3 123456789

4 12345678

5 12345

6 111111

7 1234567

8 sunshine

9 qwerty

10 iloveyou

11 princess

12 admin

13 welcome

14 666666

15 abc123

16 football

17 123123

18 monkey

19 654321

20 !@#$%^&*

21 charlie

22 aa123456

23 donald

24 password1

25 qwerty123