Një person në fshatin Ramjan të Vitisë ka pësuar lëndime të rënda trupore në vendin e punës.
Rasti ka ndodhur të martën.
Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin.
Policia bën të ditur se është njoftuar prokurori kujdestar dhe Inspektori i Punës.