Telegrafi

Viti i ëndrrave për Ronaldon: Është një përfundim perfekt i vitit

Viti 2016 është drejt fundit të tij dhe pas disa viteve kur të përmendet ky vit në botën e futbollit atëherë mendja shkon vetëm tek Cristiano Ronaldo.

Ishte vit i ëndrrave për portugezin, pasi arriti të fitoi thuajse gjithçka.

Liga e Kampionëve, Superkupa e Evropës, Kampionatin evropian me Portugalinë, Topin e Artë si dhe në fund botërorin e klubeve me Real Madridit.

Ronaldo kontribuoi me një tre golësh në fitoren 4-2 të ‘Los Blancos’, përballë skuadrës japoneze Kashima.

Pas ndeshje portugezi u zgjedh si golashënuesi më i mirë i këtij kampionati, ndërsa ai foli për vitin 2016.

Ronaldo tha se ishte vit i jashtëzakonshëm për të me një përfundim perfekt.

“Ka qenë një vit që nuk do ta harrojë kurrë. Fituam Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës, evropianin, botërorin e klubeve dhe Topin e artë”.

“Kampionati evropian ishte special pasi ishte hera e parë që e fitova, ndërsa edhe titujt e tjerë janë shumë të rëndësishëm”.

“Statistikat nuk gënjejnë, kemi pasur një vit spektakolar, si me Portugalinë ashtu edhe me Realin”.

“Njerëzit flasin shumë por jam mësuar tanimë, un flas në fushë. Do të vazhdoj të punoj dhe të fitoj edhe më shumë”, deklaroi Ronaldo duke shtuar.

“Ishte një javë e gjatë kjo por një përfundim perfekt i vitit. Pa shokët e skuadrës nuk do të arrija t’i fitoja këto cmime individuale, kështu që i falënderoj të gjithë”, tha futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/