Site icon Telegrafi

Viti, arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti gjatë hetimit të një rasti të dhunës në familje të ushtruar nga i dyshuari A.E. (1974) ndaj bashkëshortes së tij  S.E.(1989), me urdhër të Gjyqtarit të procedurës paraprake ka kryer një kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit të lartcekur.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën një revole e tipit SIG e kalibrit 9 mm. së bashku me një karikator dhe pesë fishekë të kalibrit 9 mm.

I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe “Dhunë në familje” dhe i dyshuari të ndalet në mbajtje për 48 orë.

Exit mobile version