Site icon Telegrafi

Viti 2018 ishte i mrekullueshëm për Lamborghinin (Foto)

Shumë Lambo të shitura këtë vit, dyfish më shumë se vitin e kaluar

Automobili Lamborghini ka treguar shifrat fiskale të vitit 2018, rezultatet e së cilave janë të mrekullueshme, transmeton Telegrafi. Krahasuar me vitin 2017, kompania italian e ka dyfishuar shitjen duke shitur 5,750 makina, afro 51 për qind më shumë në tërë botën.

Duke pasur parasysh se Lamborghini ka në dispozicion vetëm tri modele, njëri prej tyre i lansuar për herë të parë në vitin 2011, mund të thuhet se arritjen janë të pa pritshme. Në tetë vitet e fundit, shitjet e Lambove kanë qenë të vazhdueshme, me Shtetet e Bashkuara si tregu më i madh që është bërë shtëpi e 1,595 veturave, gjatë vitit që e lamë pas.

“Gjatë vitit 2018, kemi hyrë në një dimension të ri. Kjo nuk është vetëm për numrin e shitjeve, por arritjen e dërgimit të 5,000 makinave të reja te klientët. E tëra në bazë të stabilitetit të prodhueshmërisë dhe strategjisë së punës” ka thënë Stefano Domenicali, zyrtar kryesor në kompaninë Lamborghini.

Shumica e shitjeve gjatë vitit të kaluar i përkasin njësisë Urus SUV, që ka shitur në 1,761 njësi edhe pse është për vetëm një vit në treg. Megjithëse ka bërë një moshë edhe V12 Aventador, është shitur për tre për qind më shumë, kjo për shkak të avancimit të motorit që tani prodhon 760 kuaj fuqi.

Me pesë për qind janë rritur shitjet e modelit Huracan, për të cilin kanë paguar 2,780 klientë. Puna që është bërë në Lamborghinit e ri dhe rezervimet e shumta për Urus, tregojnë se viti 2019, për Lamborghini do të jetë po ashtu shumë i suksesshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version