Telegrafi

Viti 2017 i errët për mbrojtësit e ambientit: 207 aktivistë u vranë, derisa mbronin tokën (Foto)

Grupi ‘Global Witness’ ka bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar, janë vrarë së paku 207 aktivistë të mbrojtjes së ambientit.

Raporti i organizatës joqeveritare nënvizon se është rritur numri i vrasjeve të sponsoruara nga qeveritë, me policët apo ushtarët që janë përgjegjës të 53 të këtyre vrasjeve, transmeton Telegrafi.

Mbrojtësit e ambientit janë vrarë kryesisht deri po mbronin tokat, projekte të ndryshme zhvillimore, që duan t’i shndërrojnë hapësirat në punëtori për prodhimin e kafesë apo vajit të palmave.

Projektet fitimprurëse nga korporata e ndryshme, kanë bërë që të kryhen edhe krime të ndryshme, nga kundërshtarët që ua pamundësonin zhvillimin e veprimtarive.

Kjo ka bërë që viti 2017, të jetë më errëti në historinë e mbrojtësve të ambientit, që u mori jetë së paku 207 aktivistëve.

“Kur njerëzit ngihen dhe kërkojnë që ambienti tyre të mos rrënohet, iu mbyllet goja n mënyrën më të dhunshme të mundur” thuhet në raportin e OJQ-së.

Brazili ka qenë shteti më i dhunshëm gjatë 2017-ës, që u mori jetën 57 aktivistëve, ndërsa në Filipine u vranë 48 kolegë të tyre.

Pos vrasjeve, ka pasur edhe sulme të dhunshme, kërcënime me vdekje për aktivistet dhe familjarët e tyre, arreste, sulme kibernetike, arrestime dhe dënime të ndryshme. /Telegrafi/