Kanë kaluar vetëm katër muaj nga ky vit, i cili mund të konsiderohet si më famëkeqi pasi u mori jetën shumë yjeve të njohua botërore.
Filloi me David Bowie, i cili vdiç në janar nga kanceri, ndërsa kanë kaluar vetëm pak orë nga vdekja e fundit e Prince, i cili thuhet se ndërroi jetë nga një mbidozë droge.
“Viti 2016 paska qenë i tmerrshëm”. Kështu tha Sir Roger Moore, aktori i njohur për rolin e Agjentit 007 James, për vdekjen e regjisorit Guy Hamilton, i cili u nda nga jeta me 20 prill.
Colin Vearncombe, Alan Rickman, Glenn Frey, Keith Emrson, Victoria Wood, Johan Cruyff janë vetëm disa nga emrat e 40 yjeve nga bota e ekranit dhe sportit që ikën nga kjo botë këtë vit./Telegrafi/