Telegrafi

Viti 2010, Viti i kthesës ekonomike

Zyrtarët e ngarkuar për hartimin e politikave ekonomike duhet të vendosin afate për t’i dhënë fund mbështetjes së tanishme qeveritare për sektorin bankar që nuk ka qënë kurrë më e madhe e që mund të çojë në inflacion.
2009 filloi me një rënie të theksouar të ekonomisë botërore që u paralizua mga bllokimi i kredive, dështimi i bankave dhe paniku i investitorëve nga Uoll Striti në Tokjo.
Disa ditë para se të merrte postin e presidentit, Barak Obama, paralajmëroi për vështirë ekonomike që i duhej të përballonte vendi. "Me pak fjalë, një gjendje e keqe mund të përkeqësohet me shpejtësi".
Ekonomia globale pritet të ketë shënuar një farë rënie në 2009, pas 5% rritje në 2007 dhe 3% në 2008. Papunësia në Shtetet e Bashkuara arriti në 10% në Shtetet e Bashkuara, 9% në Evropë dhe rreth 6% në Japoni. Por sekretari amerikan i Thesarit, Timothi Gajtner, thotë se kthesa po afrohet.
"Ligjvënësit kanë bërë një punë të mirë për stabilizimin e sistemit financiar, por ata nuk kanë bërë ndryshime thelbësore dhe pa bërë një gjë të tillë, rreziku për një tjetër panik financiar në të ardhmen është ende mjaft i lartë".