Telegrafi

Viti 2010, shpresdhënës për ekonominë botërore

Ekzistonte me të vërtetë frika e përsëritjes së një situate të ngjashme me Depresionin e Madh në vitet 1930-të. Në këtë rast, pati një recesion shumë të thellë dhe veprimtaria globale ekonomike u tkurr për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli.

Qeveritë në vendet në zhvillim përdorën çdo mjet për të zgjidhur këtë problem. Pati shpëtime të bankave, përqindje interesi tepër të ulëta, programe për shpenzime publike dhe disa masa të pazakonta për të rritur furnizimin me para. Më e keqja është shmangur dhe në shumicën e vendeve rritja ekonomike ka rifilluar.

Nuk ka mundësi që të jetë ai lloj zgjerimi i fuqishëm i ngjashëm me pjesën e parë të dekadës. Konsumatorët në shumë ekonomi – veçanërisht në SHBA dhe Britani – kanë borxhe të mëdha që ata duan që t’i ulin.

Bankat janë gjallë, por shumë prej tyre u plagosën rëndë nga kriza. Dhe recesioni shkaktoi dëme ndaj financave të qeverive në këto dhe vende të tjera. Ndërkohë që borxhet qeveritare po rriten me shpejtësi.