Telegrafi

Viti 1920 dhe shqiptarët që nderonin Amerikën

Një foto e vitit 1920 është publikuar sot nga Ambasada Amerikane në Tiranë, për të kujtuar marrëdhëniet shqiptaro-amerikane në kuadër të “Ditës së Pavarësisë”.

Bëhet fjalë për shqiptarët e mbledhur më 4 Korrikun e 98 vite më parë, ndërsa foto është e ruajtur në Arkivat e Bibliotekës së Kongresit amerikan.

“Me flamurin amerikan të rreshtuar në krah të flamurit të tyre kombëtar, fëmijët shqiptarë mblidhen për të nderuar 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, duke shpresuar që në këtë mënyrë do të përcjellin përtej oqeanit mirënjohjen e tyre për ndihmën dhe përkrahjen në kohë të vështira”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/