Pashallëku i Janinës që mori thuajse formën e një shteti të pavarur, reformat e Tanzimatit dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit citohen shpesh si momente vendimtare kur u shfaq nacionalizmi modern shqiptar. por, hulumtimet e thelluara mund të përmbysin shpejt këtë skemë meqë shkëndija të proto-nacionalizmit shqiptar shpërthyen edhe në mjediset kishtare në jug.
Në mjediset e igumenëve ku kishte përpjekje për të barazuar mësimin e shqipes me herezi, u bënë përpjekjet e para për shkrimin e shqipes.
Fjala bie, murgu i Voskopojës Nektar Tërpo, qysh më 1731 shkroi një mbishkrim në vllahisht, greqisht, shqip dhe latinisht. Mbishkrimi gjendet në manastirin e Ardenicës në Fier.
Fjalia shqipe e shkruar me alfabet grek është si vijon:
Origjinali: “Βήργκηνε Μάμε ἐπεραντίσ οὐρά πρέ νέε φάς τόρα τοι”
Transliterimi: “Vergine Mame eperndis ura pre nee fas tora toi”
Transkriptimi: “Virgjin ë Mame eperndis uro prë nee faj torëte”
Përkthimi: “Virgjëreshë dhe nënë e Perëndisë uro për ne fajtorët”. /Konica/