Vithet më të dëshiruara në botë pronarja e tyre Kim Kardashian i ka shëtitur këtë herë në kombinim tërësisht ngjyrë të zezë, transmeton Telegrafi.
Fanella e ngushtë klasike ka theksuar bukur belin e saj dhe gjoksin e bujshëm, mirëpo problemi shfaqet kur ul shikimin poshtë.
Fundi i leshtë, të cilin e vesh ditëve të fundit, do t’i rrinte mirë po të mos kishte probleme me brekët. Nga ana tjetër, bluza e hollë nga pak shfaq kontrast të përsosur me këtë fund.
Kim çdo gjë ka plotësuar me këpuca me taka klasike, ndërkaq mediet e huaja komentojnë që ajo duket mjaft nostalgjike dhe e pikëlluar që kur kthyer nga pushimet me burrin. /Telegrafi/