Telegrafi

Vitet mbesin vetëm numra për prezantuesen e emisionit “Metamorfoza”, Suzana Mushkolaj

Prezantuesja Suzana Mushkolaj, është kthyer në një nga personazhet më të dashur të ekranit.

Ajo gjendet çdo javë pranë shikuesve përmes emisionit të saj “Metamorfoza”, në të cilin sjell ndryshimet e shumëdëshiruara të femrave që bëhen pjesëmarrëse të këtij emisioni.

Foto: Suzana Mushkolaj/Facebook

Suzana është një ndër prezantueset më atraktive të emisionit, dhe këtë e ka treguar më së miri me paraqitjet e saj elegante javë pas jave në emision.

Mushkolaj është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Foto: Suzana Mushkolaj/Facebook

Së fundmi, ajo ka publikuar disa imazhe të reja, në të cilat shfaqet mjaft tërheqëse dhe atraktive.

Duket se për nënën e këngëtares Argjentina Ramosaj, vitet nuk kalojnë, kjo pasi ajo arrin të ruajë vitalitetin dhe hijeshinë e saj femërore. /Telegrafi/

Foto: Suzana Mushkolaj/Facebook