Site icon Telegrafi

VITET E ARTA

Allan Davis Winans

Poezi nga: A. D. Winans
Përktheu: Fadil Bajraj

Po plakem
Dhe gjithҫka që dëgjoj në lajme
Është shtrimi në spital dhe vdekjet nga Covid

Jam lodhur duke mbajtur maskë
dhe duke u distancuar nga njerëzimi
dhe mbrëmë temperaturat ishin afër ngrirjes
dhe ngrohësi im nuk funksionoi
e unë po rri këtu dhe po ngrij
ndërsa kompania e energjisë elektrike më dha
një afat prej 48 orësh për të zgjidhur problemin tim
Ama nuk është edhe aq keq kur
i kam parasysh uraganët vrasës
tornadot, përmbytjet, zjarret në Kaliforni
Trumpizmin dhe terroristët në pritje

Netët me minus gradë celzius nuk të vrasin
ama nuk sjellin as ngushëllim
ia kam gajlen se jam i vetëm
Halli me vitet e arta
është të dish se mund të vdesësh fillikat
dhe të mbetesh i pazbuluar me javë të tëra
me asgjë pos me mishin që kalbet
për ta treguar historinë time dhe disa poezi
për të më kujtuar

Exit mobile version