Vitesse është plasuar në finale të Kupës së Holandës.
Verdhezinjtë triumfuan në gjysmëfinale kundër Sparta Roterdamit me rezultat 2-1.
E me këtë sukses të skuadrës ku luan edhe ai është tejet i kënaqur edhe Milot Rashica, transmeton Telegrafi.
“Në finale. S]bashku mund të bëjmë histori”, ka shkruar reprezentuesi i Kosovës në llogarinë personale në Instagram.
Në finale, Vitesse do të takohet me fituesin e ballafaqimit mes Az Alkmaarit dhe Cambuurit, të cilët sot luajnë në gjysmëfinalen tjetër të kësaj gare holandeze.
Vlen të theksojmë se 20-vjeçari u transferua te skuadra holandeze nga klubi kosovar i Kosova Vushtrisë dhe që nga ajo kohë ka pasur 54 paraqitje dhe ka shënuar dhjetë gola. /Telegrafi/