Telegrafi

Vitesse fiton Kupës e Holandës, Rashica asiston në golin e parë (Video)

Vitesse ka fituar kupën e Holandës.

Skuadra ku luan edhe përfaqësuesi i Kosovës, Milot Rashica ka ngritur trofeun e kupës holandeze pas triumfit kundër AZ Alkmaarit me rezultat 2-0.

Goli i parë në takim është shënuar në minutën e 81 përmes Van Wolfswinkelit pas një asistimi të yllit të shqiptar, Milot Rashica.

Fitoren e Vitesses e vulosi i njëjti lojtar dy minuta pa përfunduar takimi, kur ngriti epërsinë në dy gola, transmeton Telegrafi.

Në vazhdim të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu, Rashica për herë të parë në karrierë fiton një titul në shtetin holandez.

Me këtë rast, mesfushorin e krahut do të mund ta shohim edhe në garat evropiane në rast se mbetet te skuadra holandeze. /Telegrafi/