Telegrafi

Vitesse e Rashicës ka 125 vjet histori, por hera e parë që fiton trofe në Holandë (Video)

Vitesse ka të fituar Kupën e Holandës.

Skuadra ku luan edhe përfaqësuesi i Kosovës, Milot Rashica ka ngritur trofeun e kupës holandeze pas triumfit kundër AZ Alkmaarit me rezultat 2-0.

Goli i parë në takim është shënuar në minutën e 81 përmes Van Wolfswinkelit pas një asistimi të yllit të shqiptar, Milot Rashica.

Ky është trofeu i parë për Vitessen, vetëm dy javë para se të festojë 125 vjetorin e themelimit.

Me këtë rast, mesfushorin e krahut do të mund ta shohim edhe në garat evropiane në rast se mbetet te skuadra holandeze. /Telegrafi/