Roma është mysafire e Vitesses në Gelredome, ku zhvillohet ndeshja e parë e të tetës së finales në Ligën e Konferencës.
Te skuadra vendase nga minuta e parë do të luajë mesfushori shqiptar, Toni Domgjoni.
Ndërkaq, tek ekipi mysafir nga fillimi i takimit starton qendërmbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla.
Formacioni startues i Vitesses: Houwen; Oroz, Rasmussen, Doekhl, Wittek; Dasa, Tronstad, Domgjoni; Bero, Grbic, Openda.
Formacioni startues i Romës: Rui Patricio; Mancini, Kumbulla, Ibanez; Maitland-Niles, Sergio Oliveira, Veretout, Vina; Mkhitaryan, Abraham, Zaniolo.
/Telegrafi/