Site icon Telegrafi

Me vite të tëra shërbëtorja u servonte urinë në vend të pijeve, më në fund kapet nga kamerat (Foto/Video)

Një moment aspak i këndshëm është filmuar nga kamerat, ku shfaqet një shërbëtore e cila dyshohet se kishte derdhur urinën e saj në një gotë me lëng e cila pritej ti servohej dikujt.

Pija besohet se ishte porositur nga shefi i kompanisë, në të cilën kjo grua besohet se kishte punuar në Kuvajt, transmeton Telegrafi.

Sipas medieve lokale, anëtarët e familjes së shefit të kompanisë kishin dyshuar prej kohësh se shërbëtorja po u bënte gjëra të këqija prapa shpinës, dhe kështu kishin vendosur të instalojnë kamera në kuzhinë.

Kamerat e sigurisë kishin filmuar dy nëpunëset duke kryer punët e tyre të përditshme, derisa njëra prej tyre ishte e angazhuar në përgatitjen e pijeve të ndryshme.

Por shërbëtorja e punësuar për përgatitjen e pijeve dhe koktejeve të ndryshme, është kapur duke urinuar në një gotë të plastikës, ku më pas urinën e kishte përzier me pijet që ua kishte shërbyer anëtarëve të familjes së shefit të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version