int(1) Vitaminat, pjesë e kujdesit ditor për flokët tuaj - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Vitaminat, pjesë e kujdesit ditor për flokët tuaj

Në fakt, vitaminat janë pjesë e rëndësishme e kujdesit ditor për flokët tuaj. Të ushqyerit ka disa elemente, duke përfshirë vitaminat dhe mineralet. Këto ndihmojë për t’i bërë flokët më të fortë dhe për t’u rritur më shpejtë. Ato ndihmojnë në balancimin e gjëndrave dhjamore dhe trajtimin e flokut të thatë ose të paturit zbokth.

Por ne duhet të jemi të kujdesshëm për të mos konsumuar më shumë vitamina seç duhet duke qenë se ato janë të dëmshme për mëlçinë. Vitaminat duhet të zgjidhet në bazë të nevojave specifike të flokut tuaj. Shikoni vitaminat që duhet të konsumoni në bazë të problemeve specifike.

Nëse flokët tuaj janë të hollë, ju keni nevojë për aminoacide që përmbajnë squfur, vitaminat e grupit B dhe zinkut. Këto vitamina dhe minerale ndihmojnë në rritjen e flokët tuaj dhe trashësisë së tij.

Nëse flokët tuaj janë të thatë, merrni acide yndyrore dhe vitaminë E. Ju mund të shtoni edhe lloje të tjera të antioksidantësh.

Nëse ju keni zbokth, merrni provitaminën A, e cila pastron dhe zbut kokën dhe flokët tuaj.

Mos harroni të ndiqni dozën e përcaktuar në vitamina dhe minerale. Në rast mbikonsumi ato mund të dëmtojnë shëndetin tuaj. /Telegrafi/
 

Exit mobile version