Zogjtë kanë nevojë për vitamina; ato mund t’u jepen nëpërmjet ushqimit (fruta, perime, bimë, farëra…) ose në formën e pikave që u hidhen në ujin e pijshëm. Me përjashtim të rasteve të sëmundjes apo mungesave të rënda te vitaminave, vitaminat nuk u jepen nëpërmjet sqepit (me zogjtë e vegjël, një gjë e tillë është e vështirë dhe delikate).
Komplekset e vitaminave të zogjve përmbajnë vitamina të tjera pa vitaminën C, të cilat shpërbëhen më ngadalë në ujin e pijshëm (sidomos kur ai është mineral) dhe e ruajnë efektshmërinë e tyre. Megjithatë rekomandohet që uji të ndërrohet çdo ditë.
/Telegrafi/