Telegrafi

Vitaminat mbrojnë fshikëzën e urinës

Hulumtimi i cili ka përfshirë rreth 560 persona ka treguar se ‘aktorët’ kryesor në parandalimin e paraqitjes së kancerit të fshikëzës së urinës kanë qenë vitaminat E, D, B1 (tiamin), B3 (niacin), karotenoidet si dhe minerali fosfor.

Duke konsumuar çdo ditë më së paku 193 mg vitaminë E, 640 njësi internacionale (IU) vitaminë D, 18 mg karotenoide, 3.35 mg timinë, 46.5 mg niacinë si dhe 1.5 mg fosfor, rreziku për t’u prekur nga kjo karcinomë është zvogëluar për 34 deri në 51%.

Hulumtimet e radhës sigurisht se do të duhej të bazohen në përcaktimin e dozave me efektivitetin më të lartë, si dhe në shpjegimin e mënyrës së veprimit të tyre në këtë drejtim./Telegrafi/