Telegrafi

Vitaminat mbrojnë duhanpirësit

Konsumimi i sasive të mëdha të vitaminave, veçanërisht karotenoideve dhe acidit folik, e ul shkallën e metilimit të gjeneve në qelizat e epitelit të mushkërive.

Zakonisht janë tetë gjene të cilat goditen gjatë paraqitjes së kancerit të mushkërive, ndërsa metilimi i godet ata në periudhat më të ndjeshme të ndarjes së qelizave.

Por duket se këtij mekanizmi të dëmshëm për 17% i shmangen duhanpirësit të cilët konsumojnë perime, 16% ata të cilët konsumojnë së paku 750 µg acid folik dhe 43% ata të cilët vazhdimisht konsumojnë preparate me multivitamina./Telegrafi/