Telegrafi

Vitaminat dhe mineralet kundër sëmundjeve të zemrës

Këtë e pohojnë rezultatet e një studimi të ri të prezantuar në Kongresin Botëror të Kardiologjisë në Pekin.

Në studim janë përfshirë më shumë se 9.000 participantë të moshave mbi 45-vjeç, ndërsa qëllimi i studimit ka qenë gjetja e lidhshmërisë ndërmjet konsumimit të vitaminave dhe mineraleve dhe rrugëve oksido-reduktuese dhe inflamatore, të cilat lidhen me sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut.

Konsumimi i pamjaftueshëm i mikronutricientëve është lidhur me shfaqjen e rrezikut për vdekje nga sëmundje kardiovaskulare, prandaj autorët e këtij studimi rekomandojnë marrjen adekuate të këtyre mikronutricientëve-vitaminave dhe mineraleve- në mënyrë që të parandalohen sëmundjet kardiovaskulare. /Telegrafi/