Telegrafi

Vitaminat C dhe E mbrojnë nga osteoporoza

Vitaminat C dhe E janë antioksidues të fuqishëm, të cilët duke zvogëluar stresin oksidues në organizëm, mbrojnë humbjen e masës eshtërore, që është shumë e dobishme sidomos te personat e moshuar.

Gjatë një studimi 12 mujorë të publikuar në revistën Journal of Nutrition, Health & Aging, shkencëtarët meksikanë kanë vërejtur se rënia e stresit oksidues te personat të cilët kishin marrë këto dy vitamina ishte shumë më e madhe në raport me ata të cilët kishin marrë placebo (vitamina të rrejshme). /Telegrafi/