Telegrafi

Vitaminat C dhe E dhe kanceri

Në studim kanë marrë pjesë 14.000 meshkuj të cilët kanë marrë rregullisht vitaminë C dhe E, ndërsa është përcjellë ndikimi i tyre në kancerin e prostatës dhe në paraqitjen e përgjithshme të kancerit.

Rezultatet e fituara pas tetë vitesh kanë treguar se vitamina E nuk ka pasur asnjë ndikim në zvogëlimin e rrezikut të shfaqjes së kancerit, dhe po ashtu edhe ndikimi i vitaminës C në mbrojtjen nga kanceri ishte shumë i vogël.