Telegrafi

Vitaminat B kundër sëmundjes Alzheimer

Zvogëlimi i vëllimit të trurit shpeshherë i prin demencës, ndërsa shkencëtarët nga Universiteti i Oxfordit besojnë se rezultatet e tyre janë një hap pozitiv për zhvillimin e metodave të reja për shtyrjen e shfaqjes së sëmundjes Alzheimer.

Revista Public Library of Science One ka publikuar të dhënat e grumbulluara nga 168 participantë të moshuar, te të cilët janë vërejtur vështirësitë e para në kujtesë dhe të folur.

Rezultatet e studimit kanë treguar se pas dy vitesh të marrjes së vitaminave të grupit B, është vërejtur pengim i zvogëlimit të trurit, i cili kishte përmasa thuajse të ngjashme me personat të cilët nuk kanë prirje për të vuajtur nga sëmundja Alzheimer.

Në studim janë përdorur vitaminat B6 dhe B12, si dhe acidi folik, të cilat kontrollojnë praninë e homocisteinës në gjak, e cila është e lidhur me sëmundjen Alzheimer.

Vitaminat B janë të pranishme në mish, peshk, vezë dhe perime të gjelbra. /Telegrafi/