Vitamina U është një term i krijuar në fillim të viteve 1950 për të identifikuar një përbërës në lëngun e lakrës
Pavarësisht nga emri i saj, vitamina U nuk është një vitaminë e vërtetë, por një derivat i aminoacidit metioninë.
Nuk dihet shumë për vitaminën U, por dihet se është e disponueshme veçanërisht në perimet krucifere si lakra, brokoli, lakra e Brukselit dhe kale, shkruan Healthline, përcjell Telegrafi.
Përfitimet dhe përdorimet e vitaminës U lidhen kryesisht me përmirësimin e tretjes, forcimin e imunitetit, mbrojtjen nga alergjitë ushqimore, uljen e kolesterolit dhe përshpejtimin e shërimit të plagëve. Megjithatë, hulumtimi është i kufizuar.
Vitamina U nuk është e qëndrueshme në temperatura të larta, prandaj përpunimi termik i ushqimit do të çonte në dekompozimin e tij.
Shkronja i është caktuar edhe kësaj vitamine në mënyrë simbolike. Një nga dobitë kryesore të kësaj vitamine është efekti i saj në stomak, pra ulcera e stomakut (lat. ulcus), kështu që shkronja “U” në emër i referohet treguesit parësor të saj.
Vitamina U, gjithashtu:
▪ mund të mbrojë mushkëritë, mëlçinë dhe veshkat tuaja nga dëmtimi.
▪ ulë nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve, por nevojiten më shumë kërkime shkencore.
▪ ofron mbrojtjeje kundër rrezeve ultraviolet (UV) të diellit, si dhe të përshpejtojë shërimin e plagëve.
Bazuar në këto gjetje, sugjerohet që kompanitë kozmetike mund ta shtojnë atë në disa kremra, serume, maska për fytyrën dhe produkte të tjera.
Për shkak të hulumtimeve të kufizuara, rekomandimet për dozën e vitaminës U nuk janë vendosur. Kjo do të thotë se studime të mëtejshme janë të nevojshme. /Telegrafi/