Sëmundjet e zemrës ndodhin kur furnizimi me gjak në zemër ndalohet si pasojë e bllokimit të artereve.
Zakonisht arteret bllokohet si pasojë e akumulimit të depozitave të ndryshme, të cilat kryesisht përbëhen nga kalciumi dhe që ndikojnë në hollësimin e artereve, transmeton Telegrafi.
Kjo pastaj e ndalon gjakun të qarkullojë lirshëm në organe dhe mund të shpie në sulm të zemrës.
Por, çfarë e shkakton këtë të ndodh? Sipas ekspertëve, mungesa e vitaminës K2 mund të jetë shkaktar.
Ndonëse njerëzit e dinë rëndësinë e të pasurit nivele adekuate të kalciumit në trup, shumë pak njerëz e dinë se pa vitaminë K2, kalciumi nuk mund të funksionojë siç duhet.
Kur trupi ka sasi adekuate të vitaminës K2, proteinat aktivizohen, duke e drejtuar kalciumin në eshtra (aty ku nevojitet) dhe duke e mbajtur larg artereve dhe indeve të buta (ku mund të shkaktojë dëme).
Vitamina K2 me vështirësi mund të merret vetëm përmes ushqimit, që nënkupton se 97% e botës perëndimore ka mungesë të kësaj vitamine.
Doza ditore e rekomanduar e vitaminës K2 është 45 mikrogramë, por për ta marrë këtë sasi ju duhet t’i konsumoni ose 4 kilogramë mish, pesë litra qumësht, ose tetë të verdhë të vezës në ditë.
Kjo pra është pothuajse e pamundur, andaj për këtë arsye ju duhet ta merrni vitaminën K2 si suplement ditor.
Përndryshe, vitamina K2 funksionon më mirë kur kombinohet edhe me nutrientë tjerë, siç janë omega-3 dhe vitamina D3.
Omega-3 është acid esencial yndyror i cili njihet si nutrient i shëndetshëm për zemrën, ndërkaq vitamina D3 gjithashtu ndihmon në rregullimin e sasisë së kalciumit në trup. /Telegrafi/