Telegrafi

Vitamina K1 ndihmon në parandalimin e diabetit

Studimi ka treguar se personat të cilët kishin marrë vitaminë k1, kishin një rrezik të reduktuar të zhvillimit të rezistencës së insulinës.

Rezistenca e insulinës është një gjendje kur në organizëm prodhohet sasi normale të insulinës (hormonit i cili ul sheqerin në gjak), por insulina nuk ka përgjigje adekuate në muskuj dhe mëlçi.

Burrat, të cilët kishin marrë vitaminë k1, kishin pasur një reduktim të dukshëm të rezistencës ndaj insulinës, krahasuar me grupin që nuk kanë marrë vitaminë k1. Por kjo ishte vetëm tek meshkujt, dhe një gjë e tillë nuk është vërtetuar tek femrat.

Vitamina K1 gjendet në bimët e gjelbra, ndërsa sasi më të mëdha përmbajnë spinaqi, lakërjeshilja, majdanozi dhe bronkolit.