Telegrafi

Vitamina K ul rrezikun për kancer

Sipas American Journal of Clinical Nutrition, që ka publikuar studimin, vitamina K paraqitet në dy forma, K1 e cila gjendet në perimet e gjelbra, dhe K2, e pranishme në mish dhe në djathë.

Në studimin e tyre, hulumtuesit kanë përcjellë efektin e llojit K2 në shëndetin e 24340 personave të moshës nga 35 deri në 64 vjet.

Është treguar se personat të cilët kanë konsumuar më së shumti K2, kanë 28% rrezik më të ulur të preken nga kanceri, pa marrë parasysh faktorët si mosha, masa trupore, sasia e aktivitetit trupor ose pirja e duhanit.

Konsumimi i përgjithshëm ditor i vitaminës K duhet të jetë rreth 120 mikrogram për meshkujt dhe 90 mikrogram për femrat. /Telegrafi/