Telegrafi

Vitamina K ul rrezikun nga diabeti

Pasi kanë përcjellë për 10 vite më shumë se 38 mijë persona, hulumtuesit kanë llogaritur se konsumimi i rritur i vitaminës K është i lidhur me gjasa 20% më të pakta për diabetin e llojit 2.

Siç shkruan revista Diabetes Care, faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për diabetin janë mosha e shtyrë, mbipesha, trashëgimia familjare e sëmundjes dhe prejardhja etnike.

Vitamina K në natyrë është e pranishme në dy forma, K1 e cila gjendet në perimet e gjelbra dhe K2 e cila gjendet në mish, djathë dhe vezë. Shkencëtarët thonë se është pikërisht K2 ajo e cila ka ndikim më të shprehur në uljen e gjasave për prekje nga diabeti. /Telegrafi/