Telegrafi

Vitamina E zvogëlon rrezikun për sëmundjen Alzheimer

Në studim janë përfshirë 230 pjesëmarrës të moshave mbi 80 vjeç. Fillimisht autorët e studimit kanë caktuar vlerat e vitaminës E në gjakun e participantëve, ndërsa të njëjtën analizë e kanë bërë edhe pas gjashtë vitesh.

Rezultatet e botuara në revistën Journal of Alzheimer’s Disease tregojnë se niveli i lartë në gjak i të gjitha formave të vitaminës E kishte zvogëluar rrezikun për shfaqjen e demencës për 45-54%, varësisht prej llojit të kësaj vitamine.

Këto rezultate tregojnë se kombinimi i formave të ndryshme të vitaminës E, ka efekt neuro-produktiv dhe e mbron popullatën e moshuar nga sëmundja Alzheimer. /Telegrafi/