Telegrafi

Vitamina E për jetë kualitative

Sipas rezultateve të botuara në revistën British Journal of Nutrition, participantët me gjendje më të keqe shëndetësore, kishin pasur nivel më të ulët të vitaminës E në gjak, ndërsa kishin pasur nivel të rritur markerësh të inflamacionit.

Po ashtu, është vërtetuar lidhshmëria ndërmjet statusit të dobët të vitaminës E dhe rezultateve të dobëta në testet e aftësive mendore.

Autorët e studimit pohojnë se personat e moshuar mund të përparojnë kualitetin e tyre jetësor nëse marrin doza adekuate të vitaminës E, në formë të shtesës për ushqim. /Telegrafi/