Telegrafi

Vitamina E parandalon bronkitin

Në mesin e këtyre sëmundjeve përfshihen edhe bronkiti (ndezja dhe ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes) dhe emfizema (atrofia dhe humbja e elasticitetit të mushkërive).

Në hulumtimin që ka zgjatur 10 vjet kanë marrë pjesë rreth 40 mijë persona mbi moshën 45-vjeçare. Rezultatet kanë treguar se personat të cilat rregullisht marrin vitaminë E si shtesë ushqimore, edhe nëse janë duhanpirës ose jo, kanë rrezik më të ulur të preken nga sëmundjet e mushkërive.

Edhe disa studime të mëhershme kishin treguar se vitaminat A, C dhe E, për shkak të efekteve anti-oksiduese mund të përmirësojnë shëndetin e mushkërive. /Telegrafi/