Vitamina E është një lloj truproje për lëkurën, pengon depërtimin në qeliza të lëndëve të panevojshme. Ajo e mbron lëkurën nga veprimi i radikalëve të lirë (molekula shkatërruese shumë të imta, që formohen në qeliza, kur njeriu pi duhan ose nxihet në diell). Radikalët e lirë janë si një… elefant, që ka hyrë në dyqanin e enëve të kuzhinës; i shkaktojnë shumë dëme qelizave.
Vitamina E shkatërron molekulat e dëmshme, në mënyrë që asgjë të mos e pengojë rinovimin e lëkurës. Ajo gjithashtu reflekton rrezet ultravjollcë.
Parimi i veprimit: vitamina E mbron qelizat, duke penguar shkatërrimin e tyre.
Treguesit: më mirë vepron e kombinuar me lëndë të tjera, (bie fjala, me vitaminë C). Kur përzihen bashkë, efektiviteti i këtyre vitaminave rritet dyfish. Kur ju përzieni një pjesë të vitaminës C me një pjesë të vitaminës E.
Vetë vitamina E nuk sjell dobi; në përbërje të kremit ajo gjithmonë duhet përdorur e kombinuar me lëndë të tjera.
Efekte anësore: s’ka. /Telegrafi/