Telegrafi

Vitamina E ndihmon në vitiligo

Edhe pse deri tash nuk ka ndonjë ilaç të veçantë për këtë sëmundje të lëkurës, fototerapia e kombinuar me preparatet me vitaminë E ka dhënë rezultate premtuese.

Në studimin ku janë përfshirë 24 persona që vuajnë nga vitiligo, autorët i kanë krahasuar ndikimin e fototerapisë, respektivisht fototerapisë dhe vitaminës E në simptomat e sëmundjes.

Rezultatet kanë treguar se sukses dukshëm më të madh në ripigmentimin e zonave të prekura nga sëmundja kanë pasur pacientët që janë trajtuar me rrezatim dhe me preparate me vitaminë E, se sa ata që kanë pranuar vetëm rrezatim.